-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Policia zbardh ngjarjen e Shkodrës: Zjarri u vendos nga 2 fëmijë 9 vjeç

Kryesoret

Policia thotë se ka zbardhur ngjarjen në Shkodër ku iu vendos zjarri tregut të rrobave të përdorura.

Sipas uniformave blu y fëmijë 9 vjeç kanë qenë duke luajtur pranë tregut dhe dyshohet se kanë shkaktuar zjarr duke djegur gjithë zonën.

Njoftimi i Policisë së Shkodrës:

Zbardhet ngjarja e ndodhur pasditen e djeshme në lagjen ‘Ndoc Mazi’.

Strukturat Hetimore të Drejtorisë Vendore dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër nën drejtimin e Prokurorisë, kanë vijuar intensivisht hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes në tregun e rrobave të përdorura ku si pasojë e zjarrit të rënë u shkaktuan dëme të shumta materiale.

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera rezultoi se dy të mitur 9-vjeçarë që kanë qenë duke luajtur në afërsi të tregut, dyshohet se kanë shkaktuar zjarr në tregun e rrobave të përdorura.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit