-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Qumështi i importit ‘mbyt’ prodhuesit

Kryesoret

Qumështi i prodhuar nga fermeri vendas vijon të mbetet më i shtrenjtë, krahasuar me qumështin e prodhuar në rajon apo Europë, pavarësisht uljeve të shpeshta të çmimit, që u shoqërua dy herë me protestë nga blegtorët në muajin prill.

Për rrjedhojë, fabrikat përpunuese po shtojnë sasitë e qumështit të importuar, si lëndë të parë, kryesisht nga Italia, Sllovenia dhe Serbia.

Sipas të dhënave të Doganave, në periudhën janar-maj 2024 u importuan 7,1 milionë litra qumësht. Kjo është sasia më e lartë e periudhës që prej vitit 2017, kur nisi zbatimin për herë të parë skema e TVSH-së së kreditueshme 20% për agropërpunuesit.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të 2023, importet e qumështit u rritën me 4%. Ndërsa importet e qumështit pluhur për muajt janar-maj ranë me 45%, sipas të dhënave të Doganave.

Sipas të dhënave të Doganave, 27% e qumështit të importuar vjen nga Italia, 16% e totalit të importeve e zë qumështi nga Sllovakia, 14,5% importet nga Hungaria, 13% nga Bosnjë-Hercegovina, 11% nga Kosova, rreth 9% nga Serbia etj.

Sipas operatorëve vendas, në Europë, prodhimi i qumështit ka qenë i mbarë dhe ka shumë tepricë me çmime të ulëta. Monitor

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit