Një 50 vjeçar po procedohet penalisht në Elbasan pasi aksidentoi me makinë një këmbësore 60-vjeçare.
Fatmirësisht, 60-vjeçarja ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ndodhi ditën e djeshme.
Ndërkaq u procedua edhe një 40 vjeçar, banues në Librazhd, pasi në fshatin Dragostunjë, automjeti që ky shtetas e drejtonte në gjendje të dehur, dyshohet se për shkak të humbjes së kontrollit, ka dalë nga rruga.