-sidi education-spot_img
29.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nga Kamenica në SHBA, vajza që po hulumton detektimin e hershëm të kancerit

Kryesoret

Kurioziteti mbi molekulat, ADN-në, e gjenetikën, e kishte shtyrë atë që të bënte një eksperiment në këtë pemë në shtëpi, me mjetet që ia kishte dhënë profesori i biologjisë.

Suksesi i këtij eksperimenti, të cilin e bëri Esma më 2019, si nxënëse e klasës së 11-të, e kishte bindur që pasionin e saj mbi molekulat e gjenetikën, duhej ta vazhdonte në një shtet të zhvilluar si SHBA-ja.

Sot, Esma është në vitin e katërt të studimeve të Biologjisë molekulare në Universitetin New Haven në shtetin Connecticut, dhe është hulumtuese për detektimin e hershëm të kancerit të vezoreve në Universitetin prestigjioz amerikan,Yale.

Eksperimenti kishte të bënte me izolimin e ADN-së në frytin e limonit.

“(Pas eksperimentit) ka qenë një ndjenjë e papërshkrueshme, sepse përfundimisht ajo që e mësuam në klasë filloi të marrë kuptim në jetën reale. Kjo më ka bërë të kuptoj se nëse unë edhe vazhdoj të studioj diçka lidhur me biologji në Kosovë, do të ishte shumë e vështirë të kem këtë lloj qasje në shkencë”, thotë ajo.

Sipas saj, shkolla nuk i ofronte mundësi për ta ndjekur pasionin e saj – molekulat.

“Edhe pse kam qenë në klasën e 11-të kam filluar të lexoj libra të literaturës universitare për gjenetikën. Kam lexuar për eksperimente të ndryshme në gjenetikë, por që në laborator nuk kemi mundur t’i realizojmë. Prandaj, eksperimentet i kam shikuar në YouTube”, thotë Esma. Për më shumë kliko KËTU

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit