Dje u luajt ndeshja e Shqipërisë me Italinë dhe Sylvinho e sheh gotën gjysmë plotë:
“Ishim pak nervoz në këtë debutim, nuk ishte e thjeshtë për ne, ky është vetëm Evropiani i dytë, jemi një ekip i ri. Nuk bëmë keq kundër Italisë, qëndruan në lojë deri në fund, por ishte e vështirë të bllokojë lojtarë si Barella dhe Jorginho. Në fund kishim shansin edhe të barazonim ndeshjen, por ishte e vështirë t’i merrje topin Italisë. Çfarë pres për ndeshjen e radhës? Jemi të lumtur, të vinim deri këtu ka qenë e vështirë. Kroacia teknikisht është shumë e fortë, për ne kjo ndeshje tani bëhet përcaktuese. Duhet të arrijmë një rezultat pozitiv”, u shpreh Sylvinho në konferencë për shtyp.