-sidi education-spot_img
-1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, arrestohet punonjësi i IKMT-së në Berat

Kryesoret

Një punonjës i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit është arrestuar në Berat pasi akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Në pranga është vendosur Petref Kondi, 36 vjeç është arrestuar nga blutë në flagrancë teksa merrte ryshfet nga një qytetar, për të mos i vënë gjobë.

“Në vijim të hetimeve në bashkëpunim me Prokurorinë e Beratit, shërbimet e Policisë kanë arrestuar në flagrancë duke marrë shuma monetare shtetasin P. K., 36 vjeç, banues në Berat, punonjës në IMT Berat.

Nga hetimet e kryera është arritur të dokumentohen veprimet korruptive të punonjësit P. K., i cili duke keqpërdorur dhe shfrytëzuar atributet që i jep detyra ka ushtruar presion mbi një shtetas duke i shmangur gjobën kundrejt përfitimeve monetare”,-njofton policia.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit