-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Stano i kundërpërgjigjet Blismit: Kur të ndodhë heqja e masave, do i lajmërojmë kolegët në Kosovë

Kryesoret

Zyrtarë të Bashkimit Evropian thanë të hënën se heqja e masave ndëshkuese ndaj Kosovës është çështje institucionale e vendeve anëtare dhe jo e dikujt nga jashtë që të përpiqet të spekulojë për përmbajtjen dhe afatet kohore.

“Do të bëhet në kohën që është e duhur për Përfaqësuesin e Lartë dhe shtetet anëtare dhe përmbajtjen do ta shohin dhe diskutojnë fillimisht shtetet anëtare dhe më pas të marrin vendimet e nevojshme. Dhe kur kjo të ketë ndodhur ose kur kjo do të ndodhë, do t’i njoftojmë kolegët tanë në Kosovë se cili është rezultati. Pra nuk ka hapësirë dhe nuk shohim arsye për këto spekulime publike dhe njoftime nga aktorë të ndryshëm”, tha gjatë një konference shtypi zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano.

Komentet e zotit Stano ishin kundërpërgjigje ndaj deklaratave të javës së kaluar të zëvendëskryeministrit të Kosovës Besnik Bislimi, i cili gjatë raportimit në Komisionin për Integrime Evropiane tha se ka informacione se është rekomanduar heqja e masave ndëshkuese ndaj Kosovës.

“Raporti është dashur të dorëzohet pardje por një pjesë e Komisionit (Evropian) apo një pjesë e figurave të këtij Komisioni kanë kërkuar edhe pak shtyrje dhe unë besoj që i njëjti do të dërgohet për aprovim në Këshill gjatë javës së ardhshme. Përmbajtja e raportit mesa e di unë është pozitive dhe aty do të rekomandohet heqja e masave”, tha zoti Bislimi.

Tashmë po bëhen një vit kur qeveria e Kosovës u përball me masa ndëshkuese nga Bashkimi Evropian për shkak të tensioneve në veri, ku dërgimi i kryetarëve shqiptarë të komunave në zyrat e tyre në fund të muajit maj të vitit të kaluar, u kundërshtua ashpër nga grupe qytetarësh serbë të cilët u përplasen me policinë e Kosovës dhe forcat paqeruajtëse të NATO-s, duke plagosur mbi 90 pjesëtarë të KFOR-it. Për më shumë kliko KËTU

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit