-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mbyllen hetimet për videon e dhunës mbretërore, ja kush e publikoi

Kryesoret

Prokuroria e Tiranës pasi ka çuar për gjykim dosjen për dhunë në familje ndaj princ Lekës, Elia Zaharisë dhe babait të saj ka mbyllur çështjen për nxjerrjen e sekretit hetimor.

Në deklarimet publike Princ Leka ka hedhur dyshimin se kjo video është nxjerrë nga strukturat e policisë, apo nga prokuroria kur ai dorëzoi videon.

Prokuroria e Tiranës ka hetuar dhe ka dalë në konkluzionin se kjo video ka dalë nga vetë Princ Leka, i cili ishte krijuesi dhe poseduesi i këtij materiali filmik. Atij i është kërkuar telefoni nga prokuroria por nuk e ka dorëzuar duke deklaruar se e ka thyer nga stresi.

Më pas nga verifikimet ka rezultuar se kjo video i është dërguar mikeshës së tij me të cilën dyshohet se është në lidhje Blerta Celibashi.

Blerta ka marrë videon ka shkuar në kancelari për t’i kaluar në usb dhe kur prokuroria i ka kërkuar telefonin ajo ka thënë se e ka futur në lavatriçe. Ndërkohë është bërë verifikimi në kancelari por punonjësja që ka asistuar Blertën ka thënë që është fshirë dhe nuk ka pasur mundësi ta shpërndajë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit