Strategjia Kombëtare për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit 2024-2030 ka qenë javëve të fundit pjesë e tryezave lidhur me politikat dhe masat që mund të merren për të luftuar fenomenin.
Në këtë dokument që ishte për konsultim deri pak ditë më parë, një pjesë e paraqitjes i kushtohet edhe gjetjeve që janë ardhur nga Vlerësimi Kombëtar i Riskut ku janë marrë në analizë edhe subjektet e përfshira në aktivitete me potencial pastrimin e parave.
Kështu sipas një pasazhi të përfshirë në strategji nënvizohet :
Individët rezident : Në Shqipëri vazhdojnë të jenë grupi më i madh i subjekteve të përfshira në aktivitete me potencial pastrimin e parave.
Skenarët e rrezikut më të lartë që lidhen me individët janë:
Blerje pasurish me burim të panjohur apo të pajustifikuar;
Përfitimi i transfertave të shpeshta dhe në vlera të vogla nga individë pa një lidhje të qartë mes tyre;
Depozitimi në llogari bankare të shumave cash me burim të panjohur; (lexo KËTU shkrimin e plotë)