Apeli i Posaçëm nuk ka ndryshuar masën për ish-kryeministrin Sali Berisha.
Berisha do të vazhdojë të jetë nën masën “Arrest shtëpie”.
Kjo masë vijon të jetë e njëjtë edhe për dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi.
Ata ndodhen prej gati 6 muajsh në arrest shtëpiak në lidhje me çështjen “Partizani”.
“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, sot më 18.06.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 130 akti, datë 11.06.2024 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e personave nën hetim/ankues S.B. dhe J.M., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 245 akti, datë 21.05.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (me objekt: Informacion dymujor në kuadër të procedimit penal)”, dhe vendosi: Miratimin e vendimit nr. 245 akti, datë 21.05.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në vendimin e Apelit.