-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çështja çame/ Arben Kondi: Nuk duam luftë, por të kthehemi në vatrat e tona

Kryesoret

Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini” nën drejtimin e Alket Veliut nesër në orën 18:30 në Hotel Tirana International organizon promovimin e jetës dhe krijimtarisë së shkrimtarit Arben Kondi. Shkrimtari, studiuesi dhe misionari i Çamërisë Arben Kondi sapo botoi me rastin e 80 vjetorit të genocidit grek mbi shqiptarët e Çamërisë, kolanën me 10 vëllime për Çamërinë.

Publicisti i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, tha se shqiptarët e Çamërisë kanë të drejtë të rikthehen në vatrat e tyre, por kjo e drejtë u mohohet nga shteti grek. Kondi tha se shteti shqiptar nuk duhet të ketë një pozicion inferior kundrejt atij grek lidhur me çështjen e Çamërisë.

Ai u shpreh se kudo ku janë shqiptarët kanë një dhimbje për Çamërinë, e cila është një plagë që rrjedh gjak. “Çamët nuk kërkojnë luftë, nuk kërkojnë ndryshim kufijsh, por kërkojnë të kthehen në vatrat e tyre”, tha Kondi.

Ai u shpreh se sot në Çamëri të gjithë çamët ortodoksë, që janë “vëllezërit tanë, flasin shqip, por kjo ndodh brenda familjes, brenda fisit, por jo në institucionet shtetërore”.

Në 80 vjetorin e gjenocidit grek mbi Çamërinë, Kondi tha se dy qeveritë e dy vendeve shqiptare dhe greke duhet të ulen në tavolinë, të nisin diskutimet dhe të gjejnë një zgjidhje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit