Ish-Zëvendës-Ministri i Arsimit dhe studiuesi shkencor Taulant Muka ka denoncuar se Bordi i Administrimit të Universitetit i ka dhënë tendera miliona lekë kompanisë së dajës së Rektorit Artan Hoxha. Konkretisht Muka akuzon se kompania e dajës së rektorit Artan Hoxha ka përfituar rreth 200 mijë euro tendera.
Kundër Rektorit Artan Hoxha dhe dekanes së fakultetit të Drejtësisë nga Muka nuk kanë munguar akuzat as për plagjiaturë në punimet e tyre doktorale. Megjithatë kjo nuk i ka penguar për të rikandiduar. Zgjedhjet në universitete janë me datë 21 qershor.