-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kongresi rrit trysninë ndaj kompanisë Boeing për sigurinë e avionëve

Kryesoret

Senatorët amerikanë filluan të martën t’i drejtojnë pyetje drejtorit ekzekutiv të kompanisë Boeing rreth planeve për të ndrequr problemet në linjat e prodhimit të avionëve. Të pranishëm gjatë seancës me pyetje-përgjigje janë edhe të afërmit e personave që vdiqën nga rrëzimi i dy avionëve Boeing 737 Max.

Drejtori ekzekutiv David Calhoun u paraqit përpara nënkomisionit të përhershëm hetimor të Senatit, që drejtohet nga senatori demokrat Richard Blumenthal, i cili ka qenë kritik ndaj kompanisë Boeing.

Kjo është hera e parë që një drejtues i lartë i kompanisë Boeing paraqitet në Kongresin amerikan, që nga periudha pasi një panel u shkëput në janar gjatë fluturimit të një avioni 737 Max të linjës ajrore Alaska Airlines.

Gjatë këtij incidenti nuk pati të lënduar, por ai shkaktoi shqetësime të reja për avionin më të shitur të kësaj kompanie.

Disa orë përpara paraqitjes së zotit Calhoun, nënkomisioni i Senatit publikoi një raport prej 204 faqesh me akuza të reja nga një sinjalizues sipas të cilit në avionët 737 Max mund të jenë duke u montuar pjesë difektoze apo pa dokumentacionin e duhur./VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit