-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lajm i mirë! Lisa shqiptare nuk do të deportohet nga Suedia

Kryesoret

Lajm i mirë. Lisa, vajza shqiptare 9 vjeçe nuk do të depërtohet në Shqipëri, por do të qëndrojë në Suedi. “Qaj dhe qesh”, thotë Paulina Backström, nëna që e ka birësuar për mediat suedeze pas lajmit që mori nga avokati.

“Ne po blinim akullore në dhe sapo kishim parkuar kur na telefonoi avokati”, thotë Paulina Backström. Pastaj më tha se “Lisa ka marrë leje qëndrimi të përkohshme”, vazhdon ajo.

“Lisa do të dëbohej e vetme në një jetimore në Shqipëri. Ajo nuk njeh askënd atje. Ajo gjithashtu nuk flet shqip” vijon më tej Paulina.

“Ka qenë një proces shumë i vështirë. Ka qenë shumë e vështirë sepse nuk na kanë dëgjuar, që Lisa nuk është dëgjuar”, thotë Paulina Backström.

“Edhe vetë Lisa është shumë e gëzuar”. Ajo nuk flet shumë, por Paulina Backström thotë se buzëqeshja është “ngulur nga veshi në vesh” tha më tej ajo.

Pak muaj më parë Lisa u kthye në kryefjalë për shkak të vendimit për ta deportuar në Shqipëri, pasi nëna biologjike nuk ndodhet në Suedi por në një tjetër vend ndërsa në skandinavi është adoptuar. Për momentin qetësi, por ende nuk është mbyllur asgjë përfundimisht.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit