Ditën e sotme 2 maturantë janë konfliktuar deri në përplasje fizike.
Pas përfundimit të provimit të matematikës në oborrin e një prej gjimnazeve të qytetit të Vlorës, dy të rinjtë janë konfliktuar më njëri tjetrin deri në përplasje fizike midis tyre me mjete të ftohta. Shkak është bërë një konflikt i çastit për motive ende të paqarta.
Pas pak minutash ka ndërhyrë policia duke normalizuar situatën.