-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tragjedi në jugun e Italisë, përmbyten dy anije, raportohet për 11 viktima

Kryesoret

Një tragjedi ka ndodhur në Itali ku 11 persona kanë vdekur dhe më shumë se 60 të tjerë janë zhdukur pasi 2 anije janë mbytur në Italinë jugore.

Organizata bamirëse tha se u shpëtuan 51 persona nga një varkë e cila po fundosej.
Agjencia e OKB bëri me dije se varka mbante në bord emigrantë që ishin nisur nga Libia dhe Turqia.

“Varka ishte nisur nga Libia dhe mbante emigrantë nga Siria, Egjipti, Pakistani dhe Bangladeshi”, thanë në një deklaratë të përbashkët agjencia e OKB-së për refugjatët UNHCR, Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) dhe agjencia e OKB-së për fëmijë UNICEF.

“Familje të tëra nga Afganistani supozohen të vdekura. Ata u larguan nga Turqia tetë ditë më parë dhe kishin marrë ujë për tre ose katër ditë. Ata na thanë se nuk kishin jelek shpëtimi dhe disa anije nuk ndaluan për t’i ndihmuar,” njoftuan autoritetet.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit