Shtatë persona kanë vdekur dhe 2 të tjerë janë plagosur në një aksident rrugor që ka ndodhur dje në Francë.
Makina e parë me pesë persona është përplasur me një mjet tjetër e cila po vinte në drejtim të kundërt ku ndodhej një çift.
Më pas mjeti i parë është përplasur me një mjet të tretë, i cili po udhëtonte në drejtim të kundërt.
Për pasojë kanë vdekur pesë personat në automjetin e parë dhe çifti që ndodhej në makinën e dytë.
Dy persona në automjetin e tretë u plagosën dhe u dërguan në spitalin lokal.