Mbrëmjen e sotme në Durrës, një 66-vjeçar me iniciale O.P., duke pastruar pusin e ujit ka rënë brenda tij.
Dyshohet se 66-vjeçari aksidentalisht ka rrëshqitur dhe ka rënë në brendësi të pusit dhe si pasojë ka humbur jetën.
Ndërkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.