Një operacion antikanabis në Shkodër ka sjellë sekuestrimin e 6201 fidanëve kanabis.
U identifikua dhe u kap M. L., 29 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri.
Po në vijim të kontrolleve në territorin e njësisë administrative Temal, Vau i Dejës, u gjetën 244 fidanë kanabis, ndërsa në territorin e njësisë administrative Gjegjan, Pukë, u gjetën 220 fidanë kanabis.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.