Punonjësit e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me kolegët e tyre gjermanë, do të jenë pjesë e ndeshjes së sotme mes Koracisë dhe Shqipërisë në këtë kampionat Europian.
“Patrullat e përbashkëta kanë mbështetur policinë gjermane, duke ndërmjetësuar komunikimin dhe masat policore midis shtetit gjerman dhe tifozëve”, njoftoi Policia e Shtetit.
Sot në orën 15:00 do të nisë dueli mes Kroacisë dhe Shqipërisë në stadiumin “Volksparkstadion” në Hamburg.