Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion i ka përcjellë Ministrisë së Drejtësisë kërkesën dhe dosjen për ekstradimin e Durim Bamit.
I pandehuri Bami, u arrestua në 2 Mars 2015 në pikën e kalimit kufitar të Hanit të Hotit, në rrethin e Malësisë së Madhe. Shkak u bënë deklaratat publike të deputetit Tom Doshi, se Bami ishte “rekrutuar” për eliminimin fizik të tij dhe të deputetit tjetër Mhill Fufi. Pas arrestimit ai mohoi të kishte marrë porosi për vrasjen dhe pretendoi se ishte kërcënuar nga deputeti për t’u regjistruar duke folur për “skenarin” e eliminimit të tij.
Durim Bami u arrestua pak ditë më parë në Dubai pas urdhër arrestit të lëshuar nga Prokuroria e Posaçme.