-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes: Sot pasdite dhe nesër niveli i rrezikut i lartë

Kryesoret

Nesër pritet që të jetë dita më e nxehtë, mbi 40 gradë. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile thotë se rreziku është i lartë dhe ka disa këshilla.

Kujdes nga Temperaturat e Larta në Ditët e Ardhshme

Bazuar situatës së krijuar nga 🔥 zjarret në pyje në rajon, nisur nga parashikimi në buletinin e  🇪🇺 Emergency Response Coordination Centre (ERCC) në Bruksel, si dhe nga parashikimi i institucioneve shqiptare si IGJEO, Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, etj.,  🚨njoftojmë qytetarët dhe institucionet për rrezikun e 🌡temperaturave të larta në ditët në vijim.

📍Sot pasdite dhe nesër, nivel i rrezikut pritet të jetë “I LARTË” në qarkun e Fierit, Vlorës, Beratit dhe Gjirokastrës, ndërsa në të gjitha qarqet e tjera të vendit, pritet nivel i rrezikut “I MODERUAR”.

⚠️Rreziku do të jetë më i lartë gjatë ditës së nesërme.

Ju lutemi të tregoheni të kujdesshëm për të garantuar mbrojtjen e:

-Jetës së qytetarëve, duke marrë masat e nevojshme për sigurinë dhe përballimin e temperaturave të larta.

-Të gjësë së gjallë, duke treguar kujdes për kafshët dhe bimësinë.

-Pronës, duke shmangur pastrimin e tokës nëpërmjet djegies.

Po ashtu, ju ftojmë të mbani një vëmendje të veçantë për:

  • Trashëgiminë kulturore, duke ruajtur vlerat dhe monumentet kulturore nga ndikimi i temperaturave të larta dhe rrezikut të zjarreve.

  • Mjedisin, duke përdorur burime të qëndrueshme dhe duke minimizuar ndikimin e veprimtarive njerëzore në mjedis.

Ju lutemi të ndiqni udhëzimet dhe rekomandimet e autoriteteve  për të minimizuar ndikimin e temperaturave të larta në jetën dhe pronën tuaj.

📍Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile është në gatishmëri 24/7 për të koordinuar dhe bashkërenduar strukturat e Mbrojtjes Civile në përballjen e çdo situatë të mundshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit