-sidi education-spot_img
34.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha flet për rumunët: Rama lidhje direkte me Kolumbinë

Kryesoret

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur për mediat rumune pas atij që e cilëson si skandal lidhur me gjeneralin e shërbimit sekret rumun, Florian Koldea, që sipas tij “ishte rekrutuar nga Dorian Duçka për të punuar për kartelin meksikan të Sinaloas”. Koldea ka qenë edhe këshilltar i kryeministrit Rama.

Edi Rama, sapo erdhi në pushtet, filloi lidhjet direkte me Kolumbinë. Dhe në një fshat 30 kilometra nga Tirana u instalua fabrika më e madhe e kokainës në Ballkan dhe më shumë.

Një grup i përbërë nga shqiptarë dhe kolumbianë e drejtonte këtë objekt, duke eksportuar sasi të mëdha në Gjermani dhe gjetkë. Kur gjermanët zbuluan rrjetin, sollën dokumente.

Çfarë u zbulua? U zbulua që një nga shefat e grupit ishte Olsi Rama, vëllai i Edi Ramës. Dhe operacioni dështoi, operacioni i arrestimit.

Disa njerëz u dënuan, por të gjithë tani janë të lirë, duke përfshirë kolumbianët që jetojnë një jetë të qetë në Shqipëri. Dhe vëllai i Edi Ramës nuk u mor kurrë në pyetje. Unë vetë ngrita zërin dhe thashë që ky është narkoshtet” tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit