Një 29-vjeçar ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe për këtë arsye është vendosur në prangat e policisë.
“Komisariati i Policisë Elbasan arrestoi në flagrancë shtetasin 29 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij“, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.