-sidi education-spot_img
34.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E premtja dita më e nxehtë e javës, termometri pritet të shënojë 43 gradë

Kryesoret

E premtja do të jetë dita më e nxehtë e javës, ku temperaturat pritet të arrijnë nga 41 deri në 43 gradë celcius në të paktën 5 qarqe të vendit.

Ky është parashikimi i Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, sipas të cilit vendi do të vijojë ndikimi i masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta.
Moti i kthjellët pritet të mbizotërojë në pjesën më të madhe të territorit e vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës përgjatë relieveve malore.

Era parashikohet të jetë nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 7 m/sek, e cila hera-herës në bregdet dhe lugina fiton shpejtësi deri në 10m/sek, duke bërë që valëzimi në dete të ishte i forcës 1-2 ballë.

Referuar parashikimit nga SHMU në Tiranë, Shkodër dhe Lezhë temperaturat do të arrijnë deri në 41 gradë celcius, ndërsa Elbasan, Berat e Fier termometri do të regjistrojë 43 gradë celcius.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 20 deri 39°C

në zonat e ulëta 22 deri 41°C

në zonat bregdetare 23 deri 39°C

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit