Është pranuar kërkesa e Edison Memollës, kryebashkiakut të Rrogozhinës i cili kërkoi gjykim të zakonshëm në GJKKO.
Edison Memolla bashkë me tre persona të tjerë me akuzën e korrupsionit aktiv në zgjedhjet e 6 marsit 2022.
Sipas prokurorisë nga hetimet është provuar se në zgjedhjet e parakohshme të 6 marsit, Memolla në cilësinë e kandidatit për kryetar bashkie, ndikoi tek i pandehuri tjetër Blerim Xhamani me detyrë elektriçist pranë FSHU Durrës, dega Rrogozhinë, për të mos i ndërprerë energjinë elektrike një abonenti debitor, me qëllim që ai të votonte në favor të tij.