-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD: Kompania ‘5D’ ende në administrimin e Qatos, SPAK-u ta sekuestrojë

Kryesoret

Kryetarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja denoncoi se kompania “Tirana DC” e Bashkisë Tiranë, është ende nën administrimin e Mariglen Qatos, një nga drejtorët e arrestuar të Erion Veliajt. Kalaja i bëri thirrje SPAK-ut që të kërkojë sekuestrimin.

“Pse të gjitha shoqëritë që vjedhin 100% taksat e qytetarëve të Tiranës janë ideuar dhe kanë ortak faktik Erion Veliajn? Pse themi ne se çdo gjë fillon me iniciativën e Veliajt e të gjitha lidhen me pastrimin e parave të krimit dhe korrupsionit?

Ashtu si me Ligjin Special dhe shumë ligje apo vendime të tjera, akti mafioz i radhës gjendet në vendimin nr. 134 të 30 shtatorit 2020 të Këshillit Bashkiak, e krijimit të shoqërisë së ndërtimit ‘Tirana DC’ sh.a., me kapital 50 milionë lekë të rinj dhe, ku zotëruese me 100% të aksioneve është Bashkia Tiranë. AMT kallëzoi në SPAK Veliajn dhe bashkëpunëtorët e tij, ata që sot janë pas hekurave nga Redi Molla e Maringlen Qato.

‘Çuditërisht’, ish-administratori dhe eksperti kontabël (në kundërshtim të plotë më ligjin) Molla dhe administratori aktual i shoqërisë ‘Tirana DC’, Qato, jo vetëm që janë të lidhur edhe me aferën që po hetohet nga SPAK, ‘5D’, por janë edhe me masën e sigurisë prej muajsh ‘arrest me burg’, ndërkohë që ekstrakti i QKB që paraqesim sot figuron me administrator Qaton” tha ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit