Policia e Spanjës ka sekuestruar një sasi prej 100 kilogramësh kokainë te një kontenier që vinte nga Ekuadori.
Ministria e Brendshme sqaroi se në operacion u arrestuan 12 anëtarë të grupit kriminal ku brenda kartelit kishte shqiptarë, kolumbianë, marokenë dhe evropianë.
“Organizata kishte kontakte të drejtpërdrejta në vendet kryesore të shitjes së kokainës, si Kolumbia dhe Ekuador, dhe me investitorë të fortë që banonin në Dubai.
Droga u gjet në Spanjë nga ajri, u gjet brenda një magazine në Fuenlabrada, ku ishte depozituar nga anëtarët e organizatës”, thotë ministria e Brendshme.