Ditën e sotme Europiani rezervon tre sfida, teksa nga dy prej të cilave pritet që të ketë spektakël të garantuar. Në orën 15:00 luhet Slloveni-Serbi për t’ia lënë më pas vendin në 18:00 Danimarkë-Angli.
“Tre Luanët” pritet që të tregojnë fuqinë e vërtetë pasditen e sotme. Konsiderohen pretendentë për të ngritur trofeun.
Në darkë “Euro2024” rezervon super ndeshjen Spanjë-Itali. Ndeshjet e para i fituan përballë Kroacisë dhe Shqipërisë.
Kush fiton sonte ngjitet në krye të grupit.