-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Të njohurat dhe të panjohurat e paktit mes Rusisë dhe Koresë së Veriut

Kryesoret

Presidenti rus Vladimir Putin dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un thanë se partneriteti i ri strategjik mes dy vendeve shënon përparim, por se çfarë nënkupton ai për marrëdhëniet mes tyre mbetet ende e paqartë.

Sipas paktit, të dy vendet angazhohen të përdorin të gjitha mjetet në dispozicion për të ofruar ndihmë të menjëhershme ushtarake në rast lufte, sipas mediave shtetërore të Koresë së Veriut.

Ndërsa marrëveshja, e nënshkruar të mërkurën në një takim të nivelit të lartë në Phenian, mund të përfaqësojë marrëveshjen më të fortë të nënshkruar mes Moskës djhe Phenianit që pas Luftës së Ftohtë, ka mendime të ndryshme se sa i fortë do të jetë ky angazhim në fushën e sigurisë.

Kim Jong Un pretendoi se marrëveshja i ngriti marrëdhëniet dypalëshe në nivelin e një aleance, ndërsa Vladimit Putin ishte më i përmbajtur dhe nuk e quajti atë një aleancë.

Media shtetërore e Koresë së Veriut publikoi tekstin e marrëveshjes, e cila përfshin bashkëpunim më të gjerë në fushën ushtarake, politikën e jashtme dhe tregti. Rusia nuk ka publikuar një version të marrëveshjes.

Marrëdhëniet mes një vendi të madh si Rusia dhe një vendi të vogël e të izoluar si Koreja e Veriut – të dyja fuqi bërthamore – janë ngrohur ndjeshëm vitet e fundit mes perplasjesh në rritje të Rusisë me Perëndimin, lidhur me agresionin në Ukrainë.

Të enjten, një ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes qeveria e Koresë së Jugut tha se do të rishqyrtonte politikën e saj që kufizon mbështetjen në armatime për Ukrainën. Koreja e Jugut, një eksportuese në rritje armësh, ka ofruar ndihmë humanitare për Ukrainën, por nuk i ka ofruar drejtpërdrejt armë Kievit./VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit