Janë anuluar pushimet për Policinë e Shtetit në verë.
Ky urdhër është dhënë për shkak të mbarëvajtjes së sezonit turistik.
Duke nisur nga 20 qershor dhe deri në shtator, asnjë punonjës policie nuk do të bëjë pushime verore. Ky është urdhri i fundit i marrë nga Policia e Shtetit.
Sipas burimeve atyre do iu jepet një rrogë shtesë.
Ata do të punojnë 12 orë punë në ditë gjatë verës, pagesa 150% për orët e ditës, 200% për orët shtesë të natës