Në Vlorë në lagjen “Uji i Ftohtë” u arrestua administratori i një subjekti beach bar.
40-vjeçari banues në Vlorë u procedua penalisht pasi ka ushtruar aktivitet me muzikë jashtë orarit.
Ai akuzohet për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.
Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.