-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Divorci/ Meta: S’po e lë Monikën për një tjetër, por për kauzat, ndjesë fëmijëve

Kryesoret

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi në mbledhjen e Kryesisë se divorci erdhi për shkak të mbrojtjes së kauzave që ka nisur dhe që sipas tij marrëdhënia me Monika Kryemadhin ishte kthyer në pengesë. Gjithçka, tha Meta nisi pas djegies së mandateve nga Monika Kryemadhi kur ishte në krye të LSI-së dhe qëndrimet e fundit për SPAK-un.

“Vendimi për divorcin ka qenë më i vështiri në jetën time, por nuk ishte i çastit. Është jetik për kauzat e mëdha që mbroj për Shqipërinë dhe shqiptarët. Marrëdhëniet tona kanë pësuar një krisje të fortë që nga vendimi i saj për djegien e 19 mandateve që u morën me shumë sakrifica dhe gjak. Qëndrimet e saj në kah të kundërt për kauzat që unë mbroj duhet të merrnin fund.

Vendimi nuk lidhet me të si grua apo si nënë por kauzat e mia. Unë u kërkoj ndjesë tre fëmijëve tanë për shqetësimet që kanë pësuar. U kërkoj ndjesë edhe dy prindërve të mi. Nuk po ndahem me një grua për një tjetër por kauzat që po mbroj dhe që ishte kthyer në një pengesë serioze. E mora këtë vendim për t’i shkuar deri në fund betejës me mafien që pengmarrjen e ka natyrën e saj më të errët.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit