Paraditen e sotme Kombëtarja zhvilloi stërvitjen e parë në ndeshjen kundër Spanjës, e cila po zhvillohet të hënën në orën 21:00 në stadiumin e Dusseldorf.
Siç është bërë tanimë traditë këto ditë, lojtarët e Kombëtares shkëputen për disa minuta dhe takojnë, fotografohen apo edhe japin autografe për tifozët.
Ishte Armando Broja që sot ka lumturuar të pranishmit jashtë kampit të “Kaiserau”.