Spektakël dhe raste pa fund, por pa gola dhe fitues mbyllet Holandë-Francë. Një gol i anuluar i Xavi Simons për “tulipanët”.
Kylian Mbappe ishte në stol pas thyerjes së hundës në ndeshjen e parë ndaj Austrisë.
Franca ashtu edhe Holanda janë në kuotën e katër pikëve me tulipanët që për shkak të golavarazhit mbajnë për momentin vendin e parë.
Ndeshjen e radhës, Franca e luan me Poloninë ndërsa Holanda me Austrinë.