-sidi education-spot_img
34.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kreshnik Osmani: 80 vjet nga gjenocidi në Çamëri!

Kryesoret

Shqiptarët janë prej popujve më të komplotuar të njerëzimit. Të gjitha datat, cështjet e tyre të rëndësishme, krahinat, dialektet, zakonet, ua kanë shndërruar në sharje.

Përkatësia çame është sharje, përkatësia malësore është sharje (malok), përkatësia ndaj Shqipërisë së Mesme është sharje, përkatësia ndaj jugut është sharje dhe ta urresh gjithë këtë është në vetvete një turp i madh që të ekspozon ndaj sharjeve.

Nuk ka popull të dytë në Planet që shan, e nënvlerëson dhe e tall veten, me më të bukurën e vetvetes dhe fakti që barcaletat që na bëjnë më shumë për të qeshur janë ato ku shqiptari del më idiot se Amerikani, Kinezi, Gjermani, Francezi dhe Italiani, tregon qartë se jemi të mbërthyer fort prej ndjenjës së inferioritetit, i cili prodhon një krizë të dyfishtë identitare.

Ose inferioritetin, ose krenarinë idiote pa argument dhe të dyja janë vrastare. Ta kujtojmë gjenocidin ndaj popullit shqiptar të Çamërisë dhe të mos shahemi më me copëzat tona më të mira, sepse kjo nuk shkon dhe nëse nuk i dëgjojmë të hidhurat sot, nuk kemi për ta shijuar më ëmbëlsinë e këtij vendi kurrë, sepse koha po mbaron!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit