Lorenc Ekonomi është zgjedhur rektori i Universitetit të Korçës.
Ai ka marrë 48% të votave.
Ekonomi ka marrë 75 vota nga stafi akademik dhe 166 nga studentët.
Në garë me të ishin Robert Dmaos dhe Irena Nikaj.
Gjithashtu në fakultetin e Shkencave Natyrore dhe Humane, fitues rezultoi Rafail Prodani, përballë dekanes në detyrë Sonela Stillo.
Të vetëm në garë u konfirmuan, Besnik Skënderasi si dekan i Fakultetit Bujqësor dhe për një mandat të dytë Ledina Alolli si dekane e fakultetit të Ekonomisë