Ish-ambasadori amerikan në Gjermani, Richard Grenell, ka reaguar lidhur me vendimin e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump për tërheqjen e 5000 ushtarëve amerikanë nga Gjermania këtë të shtunë, një ngjarje e cila ka nxitur mjaft reagime nga diplomatët ndërkombëtarë.
Sipas Grenell, se ky numër është shumë i madh dhe se mbrojtja amerikane duhet modernizuar.
“Shoh shumë njerëz që thonë se ka 35,000 deri në 36,000 trupa amerikane në Gjermani.Por këto janë vetëm trupa në detyrë aktive.Nëse llogaritni trupat me rotacion dhe kontraktorët civilë amerikanë, janë mbi 55,000 amerikanë… numër shumë i madh për kërcënimet e sotme dhe taktikat e sotme për të luftuar këto kërcënime. Ne duhet të modernizohemi”, shprehet Grenell.









