-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nuk paska ndodhur vetëm në Shqipëri, Reuters: Ndërprerje energjie elektrike në 4 shtete të ballkanit

Kryesoret

Agjencia e lajmeve Reuters shkruan: “një ndërprerje e madhe e energjisë elektrike goditi Malin e Zi, Bosnjën, Shqipërinë dhe pjesën më të madhe të bregdetit të Kroacisë të premten, duke ndërprerë punën e bizneseve, duke nxjerë nga puna semaforët dhe duke i lënë njerëzit të pa ajër të kondicionuar në mes të një vale të të nxehtit.

Ministri i Energjisë i Malit të Zi tha se ndërprerja u shkaktua si pasojë e një rritjeje të papritur e konsumit të energjisë për shkak të temperaturave të larta dhe nga vetë ngrohjes që mbingarkonte sistemet. Shpërndarja e energjisë elektrike është e lidhur në të gjithë Ballkanin për transferime dhe tregti”.

Kujtojmë se Operatori i Sistemit të Transmetimit reagoi duke thënë se volumet e larta të transmetimit si dhe temperaturat ekstreme kanë qenë shkaktarët e shkëputjes totale të linjave të transmetimit.

“Defekti ka filluar nga linja e interkoneksionit me Greqinë dhe më pas ka vazhduar me efekt kaskadë në të gjithë vendin. Është identifikuar defekt edhe në linjën e Prizrenit.

Nga kryqja fillestare rezulton se volumet e larta të transmetimit si dhe temperaturat ekstreme kane qenë shkaktarët e shkëputjes totale të linjave të transmetimit.

OST po merr masa për rikthimin e energjisë elektrike te të gjithë konsumatorëve”, njoftoi OST.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit