Rreth orës 14:30, në lagjen “Pavarësia”, në banesën e 62-vjeçares, dyshohet se ka shpërthyer aksidentalisht një bombol gazi.
Si pasojë e shpërthimit ka mbetur e dëmtuar lehtë 62-vjeçarja, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.