-sidi education-spot_img
-0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vizita në Shqipëri, Zyrtari i DASH, Nephew: Në fokus rëndësia për të eleminuar korrupsioni

Kryesoret

Koordinatori për Anti-Korrupsionin Global në Departamentin amerikan të Shtetit, Richard Nephew, i cili vizitoi Tiranën, thotë se në qendër të bisedimeve me autoritetet shqiptare, ishte rëndësia e eliminimit të pandëshkueshmërisë dhe e luftës kundër korrupsionit, si dhe ruajtja e përparimit të bërë në forcimin e gjyqësorit dhe pavarësisë së tij. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, zoti Nephew shprehet se Shqipëria ka bërë përparim në luftën ndaj korrupsionit, por se ka ende mjaft punë për të bërë. Ai vlerësoi punën e SPAK-ut, si dhe komentoi nismën e fundit të shumicës socialiste për një cikël të ri reformash që lidhen me mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin

Zëri i Amerikës: Z. Nephew, cilat ishin çështjet që diskutuat me autoritetet shqiptare në këtë vizitë të parë tuajën në Shqipëri, si Koordinator i Departamentit të Shtetit për luftën kundër korrupsionit?

Richard Nephew: Së pari, e kam shijuar vërtet vizitën në Shqipëri. Kam dashur ta vizitoj Shqipërinë për të diskutuar punën e rëndësishme që po bëhet në luftën kundër korrupsionit prej disa vitesh, ndaj jam shumë i kënaqur që jam këtu.

Mendoj se fokusi kryesor i diskutimeve tona ka qenë rëndësia e eliminimit të pandëshkueshmërisë dhe e luftës kundër korrupsionit, duke siguruar që reformat e gjyqësorit dhe përparimi që është bërë për të siguruar pavarësinë dhe forcën e gjyqësorit do të ruhen.

Patëm disa diskutime e diskutuam edhe rëndësinë që ka afrimi i shoqërisë civile dhe zërave të tjerë në këtë diskutim, duke qenë se ata shpesh kanë ide që mund të jenë vërtet të dobishme në përpjekjet për reformat e gjyqësorit. Për më shumë kliko KËTU

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit