Një 29-vjeçare ka përfunduar në spital si pasojë e dhunës së ushtruar ndaj saj nga babai, vëllai dhe i fejuari i të resë. Deri më tani nuk dihen detaje të tjera apo arsyet që kanë çuar në dhunimin e 29-vjeçares nga tre burra. Gjatë kontrollit në banesën e babait 60-vjeçar policia gjeti dhe sekuestroi një armë gjahu me municion luftarak.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas marrjes së njoftimit se një 29-vjeçare ishte dhunuar nga familjarët e saj, për motive të dobëta, në banesë, kanë ndërhyrë menjëherë për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës.
Si rezultat, shërbimet e Policisë kanë kapur dhe arrestuar shtetasit: A. B., 60 vjeç (babai), E. B., 26 vjeç (vëllai) dhe A. J., 34 vjeç (i fejuari). Nga veprimet hetimore dyshohet se për motive të dobëta, këta shtetas kanë ushtruar dhunë fizike ndaj 29-vjeçares, e cila është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi policia.