-sidi education-spot_img
35.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mickoski: Mjaft debatuam për etni, koha për ekonomi

Kryesoret

Ka ardhur koha t’i përveshim mëngët, t’i japim fund krimit dhe të punojmë për të mirën e qytetarëve, ka deklaruar të shtunën mandatari për kryeministër të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, në seancën e Kuvendit për zgjedhjen e Qeverisë së re.

Hristijan Mickoski është kryetar i VMRO DPMNE-së, e cila fitoi zgjedhjet e rregullta parlamentare që u mbajtën më 8 maj.

Qeveria e re do t’i ketë 24 ministri, apo katër më shumë sesa përbërja e deritashme, ndërsa pjesë e saj, përveç VMRO DPMNE-së, do të jetë koalicioni VLEN, që e përbëjnë katër parti shqiptare dhe partia ZNAM, të cilën e përbëjnë ish-anëtar të Lidhjes Socialdemokrate (LSDM).

Këto parti kanë një shumicë parlamentare prej 78 deputetëve nga 120, sa numëron gjithsej Kuvendi.

Për zgjedhjen e Qeverisë së re duhet të votojnë 61 deputetë, ndërsa sipas rregullores së Kuvendit, debati nuk mund të zgjasë më shumë se dy ditë.

Hristijan Mickoski do të jetë kryeministri i 13-të dhe ai do të udhëheqë qeverinë e 20-të që nga pavarësia e vendit.

Qeveria e re e propozuar nga Mickoski do të ketë 24 anëtarë. Përveç kryeministrit do të jenë edhe 23 zëvendëskryeministra dhe ministra të tjerë, 20 prej të cilëve kanë portofol.

Në qeverinë e re do të jenë 20 burra dhe vetëm 3 gra. Mosha mesatare e anëtarëve të qeverisë është 47 vjeç. Më i madhi është 66 vjeç dhe më i riu 33.

Pesëmbëdhjetë anëtarë janë nga koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE, gjashtë nga koalicioni VLEN dhe dy nga ZNAM.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit