-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Skemë mashtruese me TVSH, Gjykata e Sarandës dënon me 6 vite burg Erion Berberin

Kryesoret

Gjykata e Sarandës ka dënuar me 6 vjet heqje lirie 46-vjeçarin Erion Berberi nga Tirana.

Vendimi është dhënë 4 ditë më parë nga Gjyqtari Mikel Hysometaj pas një procesi të nisur në 20 nëntor të një viti më parë.

Berberi akuzohet nga Prokuroria e Sarandës për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”.

46-vjeçari rezulton person me precedentë penalë pasi ka qenë i arrestuar edhe në 2015 në Korçë bashkë me disa persona të tjerë të akuzuar po për mashtrim me TVSH.

Pavarësisht dënimit me 6 vjet heqje lirie do të pritet vendimi i Apelit që do të vendosë nëse Berberi do të shkojë në qeli.

Ndërkohë gjyqtari Hysometaj ka kërkuar që dënimin 46-vjeçari ta kryejë në një burg të sigurisë së zakonshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit