Pasditen e sotme Erseka dhe rrethinat janë përfshirë nga reshjet e dendura të shiut dhe breshrit.
Kryesisht zonat që më së shumti janë prekur nga breshëri janë rrëzë malit të Gramozit, në Rehovë Starje dhe Prodan.
Breshri ka zgjatur rreth 20 minuta dhe mendohet të ketë bërë dëme në drufrutorë.
Do të jenë grupet e punës që do të zbresin në terren ditën e hënë për të evidentuar dëmet.