Një 27-vjeçar grek është arrestuar nga policia e Vlorës pasi në banesë iu gjet një sasi me lëndë narkotike cannabis sativa e ndarë në doza gati për shitje.
Autori me inicialet D. M., banues në Gjermani dyshohet se i posedonte me qëllim shitjen kryesisht në lokalet e natës, në qytetin e Vlorës, informoi sot policia.
Arrestimi u krye në kuadër të megaoperacionit të koduar “Tempulli 3”.