Shefi i politikës së jashtme evropiane Josep Borrel ka thënë se konflikti në Lindjen e Mesme është pranë zgjerimit në zonën e Libanit.
“Rreziku që kjo luftë të prekë jugun e Libanit dhe të përhapet është çdo ditë më e madhe. Jemi në prag të zgjerimit të luftës”, tha Borrel.
Ai e tha këtë përpara një takimi me ministrat e jashtëm në Luksemburg.
Ndërkohë javën e kaluar shefi i Hezbollahut Hassan Nasrallah kërcënoi se do të sulmojë shtetin anëtar të BE-së duke paralajmëruar qeverinë e Qipros që të mos hapë aeroportet dhe bazat e saj ndaj Izraelit.