I ftuar në emisionin “5 Pyetjet” gazetari i Ferdinant Dervishi ka folur për përfshirjen e policisë me krimin.
Ai u shpreh se në disa rrethe të Shqipërisë krimi komandon.
“Janë disa rrethe ku krimi i është hedhur popullit në fyt, pra çdo gjë e komandon krimi.
Është futur në çdo pore dhe mendje të njerëzve atje
Populli nuk shkon dot në polici se e di që merret në telefon ai i forti që i thonë ka ardhur një legen këtu po të ë aty
Si do çrrënjoset kjo dhe policia t’i zgjidhi hallet e njerëzve të thjeshtë?” u shpreh Dervishi.