-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Kosto shumë e lartë’, Braçe flet për prodhimin e drithërave: Të dënohen abuzuesit

Kryesoret

Deputeti i PS, Erion Braçe ka folur nga foltorja e Kuvendit për kosoton e lartë të prodhimit të drithërave dhe çmimin e ulët në treg.

Ai kërkoi që të merren masa për të mbrojtur fermerët dhe se ata që abuzojnë duhet që të dënohen.

“Kjo është stina më e begatë që kanë bujqit dhe pas një pune të madhe që kanë bërë në tokat, tashmë duan të marrin të ardhurat. Problemi është tek gruri dhe tek drithërat. Problemi është tek tregu, sepse ne kemi një treg të integruar, grurin e mbledhin ata që importojnë, janë edhe grumbullues edhe importues.

Sot gruri po grumbullohet me 25 lekë, ndërsa kostoja është shumë e lartë se sa kaq, njerëzit nuk po marrin shpenzimet që po bëjnë. Problemi i bujkut është prodhimi dhe jo shitja. Duhet që të ndalen akuzuesit dhe duhet që të dalin nga tregu.

Mjafton t’ju them që desh u prish aleanca mes Polonisë dhe Ukrainës, për të mbrojtur bujqit polakë. Edhe ne duhet të mbrojmë bujqit tanë. Më ka dalë vetja nga qejfi duke folur katër vite pa ndalim për këtë gjë. Por, ka ardhur kohë, të mendohet seriozisht kjo gjë. Nuk mundet ta dorëzoj unë sot shalqirin dhe pas 4 ditësh kur të më japin lekët, të më thonë që çmimi nuk është ai që kishe ti në mend. Jo për të linçuar furnizuesit, por për të dënuar abuzuesit”, tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit