Sot Gjykata e Apelit do të vendosë për Safet Gjicin. Por ish-kryetari i bashkisë është sëmurë dhe ndodhet në spital, aty do të presë edhe vendimin e formës së prerë. Seanca do të mbahet në orën 14:00.
Prokuroria kërkon dënimin më 4.6 vite burg për korrupsion pasiv. Shkalla e parë e ka dënuar me 2 vite burg për shpërdorim detyre.
Ndërsa e pandehura tjetër në proces Alma Kaçi u dënua 1 vit burg për video skandalin ku diskutohet për tenderin e qeneve që Gjici i premton Almës në këmbim të aferave seksuale.